Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA - RUMANIA

Kosova mbetet pa fitore!

Foto: FIBA

Kosova mbetet pa fitore!


24 February, 2019 @22:31

Në ndeshjen e fundit të fazës parakualifikuese drejt EuroBasket 2021, Kosova u mposht me rezultat 75-79 nga përfaqësuesja e Rumanisë, përfaqësuese kjo që ndodhet rreth 30 pozita para Kosovës në renditjen e përgjithshme të shteteve në FIBA. Ndeshja u zhvillua në një ambient mjaft të mirë sportiv, me ‘Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve’ që ishte i mbushur me basketbolldashës.

Kosova zhvilloi një çerek të parë fantastik, në të cilin aplikoi mbrojtje mjaft të mirë dhe tregoi efikasitet të kënaqshëm në sulm, për ta mbyllur 10-minutëshin e parë me 7 pikë epërsi, 21-14.

Mirëpo, rënia e Kosovës filloi që nga çereku i dytë. Me një numër të madh të gabimeve personale dhe me efikasitet tejet të dobët (rreth 42%) nga gjuajtjet, si të lira e ashtu edhe nga loja, Kosova tregoi rënie të dukshme në lojë në këtë çerek. Në anën tjetër, mbrojtja e rumunëve në 10-minutëshin e dytë ishte më e mirë dhe në këtë mënyrë ata arritën që në pushim mes pjesëve të shkojnë me epërsi 38-39.

EUROBASKET 2021 - GRUPET PARAKUALIFIKUESE

E në çerekun e tretë, të ndikuar edhe nga ngritja e lojës së Lis Shoshit, Kosova ‘u lirua’ nga nervoza e çerekut të dytë dhe luajti dukshëm më mirë, për të shkuar në 10-minutëshin e fundit me epërsi 5 pikëshe, 61-56.

Fatkeqsisht, epërsia e çerekut të tretë nuk u ruajt deri në fund të takimit, pasi që ishte skuadra rumune ajo që u tregua më e përqëndruar në momentet vendimtare të duelit. Disa gjuajtje të njëpasnjëshme të sakta për tri pikë të rumunëve bënë që rezultati të kalonte në favorin e tyre, e në anën tjetër Kosova u ndikua edhe nga përjashtimi i Dardan Berishës, lojtarit më të dalluar të skuadrës, i cili u përjashtua nga loja kur kishin mbetur edhe 7 minuta lojë për shkak që shkaktoi një faull teknik e një tjetër me qëllim, e kjo ndikoi që Kosova të jetë më pak efikase në fazën ofansive në minutat e mbetura të takimit.

Pas 40 minutave lojë në Prishtinë, rezultati shënonte 75-79 në të mirë të Rumanisë.

Dardan Berisha me 22 pikë dhe Erjon Kastrati me 20 ishin koshashënuesit më të mirë të Kosovës sonte, kurse te Rumania sonte u veçua Giordan Watson me 23 pikë.

Kështu, Kosova e përfundon Grupi B parakualifikues në vendin e fundit, pas Maqedonisë e Rumanisë, mirëpo për ta arritur fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian Kosova do ta ketë edhe një mundësi në muajin gusht të këtij viti, ku përmes një lloj turneu të veçantë, përfaqësueseve iu mundësohet që ta kërkojnë një vend në fazën kualifikuese.

Në muajin gusht Kosova për kundërshtarë do t’i ketë Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe, ndaj të cilëve duhet të jetë më e mirë në mënyrë që të jetë pjesë e fazës kryesore kualifikuese drejt Kampionatit Evropian.

Sa i përket statistikave, Kosova nën drejtimin e trajnerit Damir Mulaomerovic ende nuk di për fitore në takimet e saj zyrtare, ndërsa deri më tash përfaqësuesja jonë për fitore në takimet zyrtare di vetëm me trajnerin amerikan Brad Greenberg.


KOSOVA - RUMANIA

Ç1: +7 për Kosovën

Përfaqësuesja

Ç1: +7 për Kosovën

24/02/19 @ 20:39

STARTING FIVE

Pesëshet e para: Kosova - Rumania

Përfaqësuesja

Pesëshet e para: Kosova - Rumania

24/02/19 @ 20:22

TRANSMETIMI

Livestream: Kosova - Rumania

Përfaqësuesja

Livestream: Kosova - Rumania

24/02/19 @ 20:02

VUSHTRRIA - DRITA

Fitore për tu larguar nga fundi

FBK Liga e Parë

Fitore për tu larguar nga fundi

24/02/19 @ 18:09

KERASAN PRISHTINA - FERONIKELI

Lideri vazhdon pagabueshëm

FBK Liga e Parë

Lideri vazhdon pagabueshëm

24/02/19 @ 16:36

WARRIROS - ROCKETS

Houston edhe pa Hardenin mposhtë Warriorsat

NBA

Houston edhe pa Hardenin mposhtë Warriorsat

24/02/19 @ 10:53

UNITED BASKETBALL - PENZA

Penza pa telashe ndaj Unitedit

FBK Liga e Parë

Penza pa telashe ndaj Unitedit

23/02/19 @ 21:41

TREPÇA (F) - VËLLAZNIMI (F)

Tarifa e njëjtë nga Trepça

FBK Liga e Femrave

Tarifa e njëjtë nga Trepça

23/02/19 @ 21:20

VIDEO

Playoff highlights: Peja-Ylli (3)

FBK Superliga

Playoff highlights: Peja-Ylli (3)

27/04/24 @ 23:02

KAMPIONI SHFAQ SHENJA JETE

Peja s’dorëzohet, mposht Yllin dhe vazhdon serinë gjysmëfinale

FBK Superliga

Peja s’dorëzohet, mposht Yllin dhe vazhdon serinë gjysmëfinale

27/04/24 @ 21:05

BARAZIM NË PRISHTINË

Përvetica ia mohon fitoren Prishtinës së Re

FFK Liga e parë

Përvetica ia mohon fitoren Prishtinës së Re

27/04/24 @ 20:46

BARAZIM NË BANJË!

Barazim në derbin e pjesës së poshtme të tabelës!

FFK Liga e parë

Barazim në derbin e pjesës së poshtme të tabelës!

27/04/24 @ 20:26

PAS 20-MINUTASH LOJË

8 pikë dallimi pas pjesës së parë

FBK Superliga

8 pikë dallimi pas pjesës së parë

27/04/24 @ 19:57

FERONIKELI'74 FITON!

Rastet Malishevës, fitorja Feronikelit’74

FFK Superliga

Rastet Malishevës, fitorja Feronikelit’74

27/04/24 @ 19:48

GJUMSI ME GOL E ASIST

Liria arrin fitoren e parë të vitit 2024

FFK Superliga

Liria arrin fitoren e parë të vitit 2024

27/04/24 @ 19:28

NË HOGOSHT

Sulm ndaj referit, ndërprehet Kika-Vushtrria

FFK Liga e parë

Sulm ndaj referit, ndërprehet Kika-Vushtrria

27/04/24 @ 19:06

PASQYRA E LIGËS SË DYTË - 6 XHIRO PARA FUNDIT TË STINORIT

3 në luftë direkte për Ligë të Parë, pjesa e poshtme për mbijetesë

FFK Liga e Dytë

3 në luftë direkte për Ligë të Parë, pjesa e poshtme për mbijetesë

26/04/24 @ 20:09

FITORE E DINAMOS

Dinamo i kthehet fitores, Drenica mposhtet pas 5 ndeshjesh pa humbje

FFK Liga e parë

Dinamo i kthehet fitores, Drenica mposhtet pas 5 ndeshjesh pa humbje

26/04/24 @ 19:14


 
Të gjitha lajmet nga