KERASAN PRISHTINA - FERONIKELI
Lideri vazhdon pagabueshëm
24 February, 2019 @16:36
Lideri i Ligës së Parë dhe ekipi i vetëm pa humbje këtë stinor aty, KB Feronikeli, ka kaluar edhe pengesën e radhës, Kerasan Prishtina.
Djelmoshat e drejtuar nga Petrit Zeqiri me lojë të mirë në çerek të dytë kanë arritur të kthehen në lojë dhe të krijojnë epërsi të mjaftueshme për të çuar ndeshjen me kontrollë deri në fund.
Kerasani kishte nisur më mirë, kur nxënësit e Dritëro Sefajës avancuan 28-22 pas çerekut të parë, por në të dytën ‘Nikli u kthye me 17-38 për të marrë epërsinë dhe mos e lëshuar më deri në fund, 89-110.
Lojë të mirë te Kerasani sot treguan Edison Gashi me 13 pikë, 17 kërcime e 2 topa të rrëmbyer dhe dyshja Kujtim Ujkani - Endrit Berisha të cilën shënuan nga 21 pikë secili.
Sidoqoftë, kjo nuk mjaftoi karshi lojtarëve me përvojë të madhe në Superligë të Feronikelit. Arti Hajdari për 20 minuta lojë shënoi 22 pikë, 3 asistime e 3 kërcime në fitore, ndërsa edhe 5 lotjarë tjerë të ekipit shënuan pikë dyshifrore.
Gjithashtu vlen të përmendet se trajneri Zeqiri i dha mundësi secilit lojtar që e kishte në dispozicion për të qëndruar në parket, njëjtë sikruse edhe Sefaja.