ISTOGU - PRISHTINAeRE
Double-double i Ardit Pepajt çon Istogun në fitore të lehtë
23 February, 2019 @18:47
Basketbollisti i Istogut, Ardit Pepaj, ka qenë në ditën e tij sot, derisa ka shënuar 28 pikë për 30 minuta sa ishte në parket, ku ekipi i tij mposhti Prishtinën e Re, duke u përforcuar në një pozitë që drëgon për PlayOff të Ligës së Parë.
Pepaj regjistroi edhe 10 kërcime e 5 asistime në këtë fitore të Istogut ndaj kryeqytetasve 96-63.
Dueli i dy trajnerëve që kanë qenë asistentë te Prishtina dikur, Fikret Shatri dhe Albert Sylejmani, i takoi këtij të parit, derisa përveç Pepajt u dallua edhe Diamant Shabani që shënoi 21 pikë, 9 kërcime e 8 asistime në fitoren e tetë të stinorit për troftat.
Te Prishtina e Re që u tregua rivale e denjë vetëm në çerekun e parë (17-18) më i dalluari ishte Rilind Krasniqi me 18 pikë e 8 kërcime.