FERONIKELI - VËLLAZNIMI
Derbi përfundon me 41 pikë dallim
20 February, 2019 @19:09
Në ndeshjen e dy vendeve të para në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll, Feronikeli e mposhti bindshëm Vëllaznimin me rezultat 107-66.
Skuadra gjakovare, Vëllaznimi, e mbylli çerekun e parë në epërsi prej 3 pikëve, por më pas kontrolli i ndeshjes kaloi te Feronikeli, i cili deri në fund të ndeshjes nuk e lëshoi epërsinë.
Gjashtë lojtarë te skuadra nga Drenasi luajtën me pikë dyshifrore. Prej tyre më së shumti u dalluan Mustafë Merovci me 25 pikë dhe Arti Hajdari me 23 pikë, 11 asistime e 8 kërcime.
Te Vëllaznimi Taaj Ridley dhe Atik Koshi luajtën me nga 17 pikë secili, por nuk mjaftoi për fitore.
Feronikeli është duke vazhduar rrugën pa humbje në 13 ndeshje të zhvilliara, derisa Vëllaznimi gjendet në pozitën e dytë me 11 fitore e 2 humbje.