FITORE E DARDANËVE!
Kosova mposhti thellë Bullgarinë
Teksti: FFK
17 December, 2024 @22:10
Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Euro 2026 në fazën ‘Main Round’.
Pas disfatës si mysafirë në duel me Gjeorgjinë (3:1), Dardanët e futsallit shkëlqyen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, duke mposhtur Bullgarinë me rezultat të thellë 6:2.
Serinë e golave për Kosovën e nisi Ramadan Alaj, në minutën e 3-të, për ta vazhduar Ylli Mazreku (7’), Shefki Kameri (11’), Drilon Maxharaj (24’), Malush Qerimi (35’) dhe Fitim Krasniqi (38’), teksa të dy golat për bullgarët i realizoi Martin Stoykov, në minutat 13’ dhe 32’.
Me këtë fitore, Dardanët treguan formën e mirë dhe mbajnë gjallë objektivin për të vazhduar drejt objektivit madhor të kualifikimit në Euro 2026.