Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDON NGRITJA E DARDANËVE

Kosova në pozitën më të mirë në histori

Kosova në pozitën më të mirë në histori


10 July, 2025 @11:23

FIFA ka bërë sot rifreskimin e renditjes së përfaqësueseve për muajin korrik të vitit 2025, ndërsa Kosova është ngritur për dy vende lartë dhe me këtë ka arritur pozitën më të mirë në histori të saj aty.

Kosova nën drejtimin e Franco Fodës ka zhvilluar dy miqësore në muajin e kaluar, ndërsa i ka fituar të dyjat duke shënuar shumë gola, ku Armeninë e mposhti 5-2 kurse Komoret me rezultat 4-2. Kjo bëri që nxënësit e Franco Fodës të shkojnë tash në pozitën e 95-të në botë në renditjen e FIFA-s.

Renditja mujore e FIFA-s gjatë verës ka pushime në publikim, duke ditur se e fundit ka qenë publikuar në prill, kurse e ardhshmja publikohet në shtator.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror