KUALIFIKUESET E SHPRESAVE

Kosova U21 me përmbysje mposht Shqipërinë U21
16 November, 2021 @21:04
Ka ardhur fitorja e dytë e Kosovës në Grupin G kualifikues për evropianin U21. Shpresat Dardane kanë mposhtur ato kuqezi 2-1 [Erolind Krasniqi 66, Arlind Sejdiu 90+1 - Bernard Karrica 58] me përmbysje, pas epërsisë së arritur të ekipit të drejtuar nga Alban Bushi.
Por, Kosova U21 e drejtuar nga Michael Nees nuk është ndalur pas golit të pranuar nga Bernard Karrica (58). Ka qenë Erolind Krasniqi (66) që ka barazuar pas asistimit të Mark Marlekut, ndërsa zëvendësuesi Arlind Sejdiu (90+1) përsëri i asistuar nga Marleku, ka sjellë fitoren e madhe të Kosovës.
Kjo është vetëm fitorja e dytë e Kosovës U21 në këtë grup, pas një serie prej tri humbjeve radhazi. Kosova kishte nisur kampanjën me fitore ndaj Andorrës dhe kjo është vetëm e dyta, duke marrë tri pikë dhe renditja, përsëri të parafundit.
TABELA:
1. Çekia 6 ndeshje, 13p.
2. Anglia 4 ndeshje, 10p.
3. Shqipëria 6 ndeshje, 9p.
4. Sllovenia 6 ndeshje, 8p.
5. Kosova 5 ndeshje, 6p.
6. Andorra 5 ndeshje, 0p.