EURO U-20/ DIV B
Kosovës U20 s’ia deshti sonte, Portugalia kualifikohet
19 July, 2017 @21:24
Skuadra e Portugalisë është kualifikuar në çerekfinale të Europianit U20 të Divizionit B, duke e mposhtur Kosovën U20 në ndeshjen e fundit të Grupit D, 77-63.
Preciziteti nga larg i mungoi të kaltërve sonte, në përballjen ku Portugalia shënoi afro 36% për tre pikë, ndërsa Kosova 29%.
Rinor Peci shënoi 16, Mërgim Jakupi 14 ndërsa Valon Bunjaku e Bardhosh Kelmeni nga 10 sosh në ndeshjen e fundit të Grupit D që doli të jetë përshëndetëse për Kosovën.
Kosova U20 e ka përfunduar në pozitën e katërt Grupin D, ku Kroacia dhe Portugalia siguruan kualifikimin.
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT D:
1 | Kroacia | 5-0 | ||
2 | Portugalia | 4-1 | ||
3 | Hungaria | 3-2 | ||
4 | Kosova | 2-3 | ||
5 | Irlanda | 1-4 | ||
6 | Molldavia | 0-5 |