EURO U-20/ DIV B
Shqipëria U20 eliminohet me humbje nga europiani
19 July, 2017 @21:04
Basketbollistët shpresa të Shqipërisë janë eliminuar nga Europiani U20 me humbje nga vendasit, Rumania, sonte.
Kuqezinjtë janë mposhtur 74-47 nga Rumania në Oradea sonte, për të përfunduar misionin në divizionin B në Grupin C me 1 fitore e 3 humbje nga 4 ndeshje të zhvilluara në grup.
Çereku i parë ka qenë vendimtar në ndeshjen e sontme, ku kuqezinjtë pranuan 26 pikë karshi 8 të shënuarave, ndërsa më pas përkundër lojës pak më të mirë, ishte e pamundur të arrihej avantazhi rumun.
Më efikasi te Shqipëria sonte ka qenë Frenki Lilaj, që ka qenë lojtari i vetëm që ka shënuar pikë dyshifrore sonte, 10.
Nga Grupi C i Shqipërisë në Europianin U20 janë kualifikuar Rumania me bilanc 4-0 dhe Gjeorgjia me bilanc 3-1. Maqedonia, Shqipëria dhe Malta janë eliminuar nga garat e mëtutjeshme.
Shqipëria U20 është drejtuar nga trajneri me perspektivë, Odise Profka.
TABELA AKTUALE E GRUPIT C:
1 | Rumania | 4-0 | ||
2 | Gjeorgjia | 3-1 | ||
3 | IRJ Maqedonia | 2-2 | ||
4 | Shqipëria | 1-3 | ||
5 | Malta | 0-4 |