TRAJNERI I TROFESHËM

BOROZANI/Erdis Driza
Krasniqi, nis karrierën ndërkombëtare
10 November, 2014 @13:00
Trajneri më i trofeshëm i Superligës së Kosovës në basketboll, Arben Krasniqi, do t’ia nis përvojës ndërkombëtare si trajner tash e tutje.
Ai ka marrë drejtimin e ekipit të Al Hilalit nga Arabia Saudite, kampionati i së cilit vend fillon pas disa javëve, njofton shtypi i sotëm sportiv në vend.
Kjo do të jetë përvoja e parë ndërkombëtare për Krasniqin, që ka fituar gjithçka në basketbollin e Kosovës vite me radhë me Sigal Prishtinën.
Ai stinorin e kaluar iu kthyer basketbollit duke marrë drejtimin e RTV 21, por që e la shpejtë.