Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

Besa mposht përsëri Vëllaznimin

BOROZANI/Lis Dorambari

Besa mposht përsëri Vëllaznimin


9 November, 2014 @20:06

Besa ka arritur që të shënojë fitore të ngushtë ndaj Vëllaznimit sonte në Karagaç për të regjistruar fitoren e dytë të stinorit dhe për tu barazuar me kundërshtarin e sotëm në tabelë. 

Me fitoren e Besës, tashmë tre skuadra të pjesës së poshtme të tabelës kanë bilanc 2 fitore e 5 humbje, me të cilin bilanc e përfundojnë ciklini e parë të stinorit. 

Besa ia nisi më mirë ndeshjes, duke e fituar çerekun e parë, me lojë të mirë të Arian Qallakut dhe Shawntez Pattersonit. 

Mirëpo ekipi i Jeton Nixhës arrin të këndellet në vazhdim dhe i shkakton telashe pejanëve, duke marrë epërsinë pas çerekut të tretë, në të cilin çerek Besa shënon vetëm 7 pikë! 

Sidoqoftë, në fund, ekipi i Fabian Gjukës ka arritur të përmbahet dhe ka arritur të shënojë fitore 67-64. 

Kjo ka qenë fitorja e dytë e Besës në këtë stinor, derisa po ky ekip pejan eliminoi edhe nga Kupa e Kosovës Vëllaznimin javë më parë. 

Shawntez Patterson ka qenë lojtari më i dalluar i ndeshjes te ekipi fitues sonte me double-double prej 23 pikëve dhe 12 kërcimeve, derisa atij i ndihmuan edhe Ummar Shannon me 18 pikë e 7 asistime dhe Arian Qallaku, që shënoi 11 pikë tjera në fitoren e madhe për Besën. 

Te Vëllaznimi, si zakonisht Dino Hodzic ka qenë më i dalluari. Hodzic shënoi 21 pikë e 12 kërcime, double-double i vetëm edhe te gjakovarët sonte, derisa u ndihmua nga Besnik Azemi me 18 dhe Mario Hajdic me 14 pikë të tjera të shënuara. 

Përforcimi i fundit i Vëllaznimit, Phil Brooks, ka luajtur vetëm gjysmën e ndeshjes (pak mbi 20 minuta), duke kontribuuar me 7 asistime dhe 2 kërcime për bashkëlojtarët, derisa nuk shënoi asnjë pikë. 

REZULTATET, TABELA AKTUALE



Statistikat ekipore:

Besa Vëllaznimi
Çereku i parë 23 18
Çereku i dytë 14 16
Çereku i tretë 7 13
Çereku i katërt 23 17
Kërcime 32 34
Asistime 15 20
Bllokada 0 1
Topa të vjedhur 6 7
Topa të humbur 11 17
Tentime për tre pikë 7/24 5/19
Tentime nga loja 25/60 27/63
Tentime nga gjuajtjet e lira 10/19 5/9


Statistikat individuale te Besa

1 Shawntez Patterson 23 pikë 12 kërcime 1 asistim
2 Umar Shannon 18 pikë 7 asistime 2 kërcime
3 Arian Qallaku 11 pikë 3 kërcime 3 asistime
4 Dominique Scales 8 pikë 4 kërcime
5 Sami Hajzeri 4 pikë 3 kërcime 1 asistim
6 Beqë Kovaqi 3 pikë 3 kërcime 1 asistim


Statistikat individuale te Vëllaznimi

1 Dino Hodzic 21 pikë 12 kërcime 7 asistime
2 Besnik Azemi 18 pikë 5 kërcime
3 Marijo Hajdic 14 pikë 6 kërcime 5 asistime
4 Korab Prekazi 4 pikë 7 kërcime 1 asistim
5 Matteo Juricic 3 pikë
6 Imer Tahiri 2 pikë 1 kërcim
7 Qëndrim Ajazaj 2 pikë 1 kërcim

XEHETARËT

Trepça nxjerr ndeshjen në çerek të fundit

FBK Superliga

Trepça nxjerr ndeshjen në çerek të fundit

09/11/14 @ 18:54

STEPHEN CURRY

Curry e rrëzoi Raketën

NBA

Curry e rrëzoi Raketën

09/11/14 @ 11:02

KARAGAÇ

Mocnik i pakapshëm, Peja mposht Bashkimin

FBK Superliga

Mocnik i pakapshëm, Peja mposht Bashkimin

08/11/14 @ 20:52

KURTOVIC

Basketbolli i dekadës së kaluar, më cilësor

FBK Superliga

Basketbolli i dekadës së kaluar, më cilësor

07/11/14 @ 20:15

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14

TRANSMETIMI ONLINE

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

19/07/23 @ 11:39

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

19/07/23 @ 11:07

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

18/07/23 @ 22:33

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37

MEMEDI TE YLLI!

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

17/07/23 @ 23:19


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga