KURTOVIC

BOROZANI/Lis Dorambari
Basketbolli i dekadës së kaluar, më cilësor
7 November, 2014 @20:15
Boris Kurtovic, trajner i Pejës, i cili ka udhëhequr ekipet kosovare edhe një dekadë më parë, ka thënë se basketbolli kosovar atëherë ka qenë më cilësor se sot.
Për më tepër, ai ka thënë se edhe basketbollsitët vendor të atëhershëm kanë qenë më cilësor se të sotshmit.
“Skuadrat kishin nivel më të lartë, basketbollistët e huaj, por edhe vendorët ishin basketbollistë më cilësorë. Tani është më ndryshe. Gjithnjë e më pak ka basketbollistë vendorë të cilësisë çfarë ka qenë gjenerata e dhjetë viteve më parë. Sidoqoftë, nuk mund të them se është keq,” ka thënë mes tjerash ai në një prononcim të tij për të përditshmen Zëri sot.
Kurtovic, trajner i njohur kroat, në dekadën e kaluar ka udhëhequr Dukagjinin dhe Mabetexin. Ai stinorin e kaluar iu kthye Kosovës duke udhëhequr Besën e Pejës, ndërsa këtë stinor kaloi te Peja.