AMERIKANI

Phil Brooks (6) Bashkimi, në ndeshje ndaj Vëllaznimit dy stinorë më parë/ BOROZANI/Ahmed Huduti
Brooks te Vëllaznimi!
7 November, 2014 @13:37
Vetëm disa ditë pasi që e paraqiti për regjistrim Besa, tash e paraqet Vëllaznimi.
Fjala është për amerikanin Phil Brooks i cili si duket nuk ka arritur akord me ekipin pejan dhe tashmë po tentohet të kalojë te ekipi gjakovar. Njoftimin për paraqitjen e tij nga klubi kuqezi i Gjakovës e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës, pak më parë.
Për ata që e njohin, Brooks ka qenë pjesëtar i Bashkimit të Prizrenit në stinorin vjeshtor 2012/13.