KARAGAÇ

KB Peja/Facebook
Mocnik i pakapshëm, Peja mposht Bashkimin
8 November, 2014 @20:52
Peja ka arritur të shënojë fitore rutinore ndaj Bashkimit të Prizrenit sonte në kuadër të ndeshjes hapëse të xhiros së shtatë të Superligës.
Përkundër se ia nisën mirë, prizrenasit me kohë ranë nga loja, derisa pejanët shfrytëzonin gjithçka dhe me kohë ngritnin epërsinë për të arritur fitore me 23 pikë epërsi në fund.
Slloveni Jan Mocnik edhe njëherë është treguar i jashtëzakonshëm për ekipin e Boris Kurtovicit me double-double impresiv prej 25 pikëve dhe 12 asistimeve.
Ai u ndihmua edhe nga Samir Shaptahovic dhe Drilon Hajrizi - që gjithashtu arritën shifrën e njëzetë e më shumë pikëve në ndeshje.
Bashkimi ishte rival për Pejën vetëm gjatë çerekut të parë të ndeshjes, ku u dallua Endrit Hysenagolli dhe amerikani Tom Tankelewicz.
Ndërsa sa i përket statistikave, banka e Pejës shënoi 23 pikë sonte, derisa ajo prizrenase vetëm 6 - gjë që edhe bëri dallimin kryesor për të përcaktuar fituesin e ndeshjes.
Dixon Spencer ishte koshashënuesi më i mirë i Bashkimit, me 28 pikë të shënuara (9-6 për treshe), derisa Endrit Hysenagollit i mungoi një kërcim për të arritur double-double’in ndaj ish ekipit të tij, pasi që shënoi 21 pikë e 9 kërcime në humbjen e dytë me radhë të Bashkimit.
Statistikat ekipore
PEJA | BASHKIMI | ||
Çereku i parë | 26 | 26 | |
Çereku i dytë | 29 | 16 | |
Çereku i tretë | 25 | 17 | |
Çereku i katërt | 27 | 25 | |
Kërcime | 27 | 27 | |
Asistime | 28 | 21 | |
Bllokada | 2 | - | |
Topa të vjedhur | 11 | 7 | |
Topa të humbur | 14 | 12 | |
Tentime për tre pikë | 17/30 | 9/26 | |
Tentime nga loja | 34/55 | 31/63 | |
Gjuajtje të lira | 22/29 | 13/20 |
Statistikat individuale te Peja
1 | Jan Mocnik | 25 pikë | 12 asistime | 4 kërcime |
2 | Samir Shaptahovic | 21 pikë | 12 asistime | 2 kërcime |
3 | Drilon Hajrizi | 20 pikë | 6 kërcime | |
4 | Gerti Shima | 17 pikë | 8 kërcime | 1 bllokadë |
5 | Alban Veseli | 15 pikë | 4 kërcime | |
6 | Ardit Beqiri | 3 pikë | 1 asistim | |
7 | Vigan Radoni | 3 pikë | ||
8 | Mirza Muric | 2 pikë | 1 kërcim | |
9 | Radomir Marojevic | 1 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Spencer Dixon | 28 pikë | 7 asistime | 3 kërcime |
2 | Endrit Hysenagolli | 20 pikë | 9 kërcime | |
3 | Qëndrim Biraj | 13 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
4 | Tom Tankelewicz | 9 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
5 | Boban Medenica | 8 pikë | 2 kërcime | |
6 | Altin Morina | 4 pikë | 7 asistime | 3 kërcime |
7 | Adnan Mustafa | 2 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |