STEPHEN CURRY

reuters
Curry e rrëzoi Raketën
9 November, 2014 @11:02
Epitetin e skuadrës së pamposhtur në NBA, ia mori ylli i Golden State Warriorsit, Stephen Curry, nga dora e Houston Rocketsit, në Toyota Center.
Performanca fenomenale e Curryt, detyroi raketën, që ta shijojë humbjen e parë në NBA pas shtatë ndeshjeve, me rezultat 98-87.
Edhepse ndeshja ishte e barabartë deri në fund, Stephen Curry, kishte vendosur që t’i dëshpërojë, tifozët e Houstonit, duke shkëlqyer me 34 pikë, 10 kërcime e 4 topa të vjedhur.
Ndërsa në anën tjetër, raketa nuk e kishte në dispozicion, kullën Dwight Howard, që nuk luajti për shkak të gripit, duke e lënë kështu të vetëm partnerin James Harden, që luajti me 22 pikë, 7 kërcime e 7 asistime, por nuk mjaftuan për fitoren e radhës.
Kjo ishte humbja e parë e Houstonit për stinorin 2014/15, derisa i kanë 6 fitore, kurse skuadra e vetme në NBA pa humbje, u bë Golden State me 5 fitore të regjistruara.
Video
Performanca e Stephen Curryt