Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XEHETARËT

Trepça nxjerr ndeshjen në çerek të fundit

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Trepça nxjerr ndeshjen në çerek të fundit


9 November, 2014 @18:54

Trepça ka arritur të shënojë fitoren e pestë të stinorit sot në Drenas, ku po luan si vendas, ndaj Yllit. 

Ekipi i Ilir Selmanit ka përfunduar gjithçka në minutat e fundit të çerekut të fundit të ndeshjes, kur lojtarët e ekipit të Mitrovicës morrën lojën nën kontroll dhe rikthyen epërsinë 10 pikëshe për skuadrën e tyre. 

Ylli në anën tjetër pas nisjes jo të mirë të ndeshjes, ka pasur paraqitje fantastike në dy çerekët në vazhdim (çereku II dhe çereku III). 

Të udhëhequr nga Charles Hammork, që tregoi lojë tejet të mirë, derisa Urim Zenelaj dominonte nën kosh - Ylli arriti epërsinë e parë në ndeshje 3 minuta para përfundimit të çerekut të tretë (52-54). 

Mirëpo, udhëheqësi i lojës së Trepçës, Ken Brown, prej këtij momenti doli në skenë dhe riktheu gjithçka në vend, 56-54, prej të cilit moment të gjelbërit nuk rrezikuan më. 

Ken Brown shënoi 27 pikë dhe regjistroi 14 asistime për double-double’in e tij, derisa nuk u pushua asnjë minutë në ndeshje. Ai ka pasur edhe shut impresiv për tre pikë, duke qëlluar 3 nga 4 tentime gjatë ndeshjes. 

Për të mirë ka befasar edhe i qeti Anthony Thompson që ka shënuar më së shumti pikë në ndeshje, 33. Ndërsa Samir Zekiqi, ka pasur përqindje fenomenale për tre pikë, duke ditur pozitën e tij, ku qëlloi 4 prej 5 tentimeve për tre pikë. 

Te Ylli, Charles Hammork me double-double prej 13 pikëve dhe 16 asistimeve ka qenë ndër më të dalluarit, derisa më efikasi ishte qendra vendore, Urim Zenelaj me 19 pikë të shënuara. 

Ndihmë nga banka Yllit i ka dhënë sonte Erris Nushi, që ka qenë perfekt nga largësia, duke shënuar 4 herë nga 4 tentimet për tre pikë - mirëpo, kjo nuk ndihmoi për fitore të ekipit të udhëhequr nga trajneri Agron Berisha. 

Trepça me këtë fitore përfundon ciklin e parë të ndeshjeve të Superligës në vend të tretë me bilanc 5-2, derisa Ylli aktualisht është në vendin e pestë me bilanc të kundërt nga mitrovicasit, 2-5. 

REZULTATET, TABELA AKTUALE



Statistikat ekipore:

Trepça Ylli
Çereku i parë 23 14
Çereku i dytë 19 25
Çereku i tretë 20 20
Çereku i katërt 28 16
Kërcime 35 41
Asistime 26 9
Bllokada 2 1
Topa të vjedhur 3 0
Topa të humbur 1 4
Tentime për tre pikë 9/17 6/12
Tentime nga loja 35/72 29/66
Tentime nga gjuajtjet e lira 11/13 11/17


Statistikat individuale te Trepça

1 Anthony Thompson 33 pikë 8 kërcime 1 asistim
2 Ken Brown 27 pikë 14 asistime 6 kërcime
3 Samir Zekiqi 16 pikë 5 kërcime 1 asistim
4 Marquiz Barker 5 pikë 6 asistime 1 kërcim
5 Fikret Handzic 5 pikë 6 kërcime
6 Valdrin Haxhiu 4 pikë 2 kërcime 1 asistim


Statistikat individuale te Ylli

1 Urim Zenelaj 19 pikë 8 kërcime
2 Charles Hammrok 13 pikë 16 kërcime
3 Najee White 13 pikë 9 kërcime
4 Erris Nushi 12 pikë 1 kërcim 1 asistim
5 Artin Gashi 11 pikë 4 kërcime 1 asistim
6 Derrick Washington 7 pikë 7 asistime 2 kërcime

STEPHEN CURRY

Curry e rrëzoi Raketën

NBA

Curry e rrëzoi Raketën

09/11/14 @ 11:02

KARAGAÇ

Mocnik i pakapshëm, Peja mposht Bashkimin

FBK Superliga

Mocnik i pakapshëm, Peja mposht Bashkimin

08/11/14 @ 20:52

KURTOVIC

Basketbolli i dekadës së kaluar, më cilësor

FBK Superliga

Basketbolli i dekadës së kaluar, më cilësor

07/11/14 @ 20:15

AMERIKANI

Brooks te Vëllaznimi!

FBK Superliga/Transfere

Brooks te Vëllaznimi!

07/11/14 @ 13:37

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14

TRANSMETIMI ONLINE

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

19/07/23 @ 11:39

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

19/07/23 @ 11:07

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

18/07/23 @ 22:33

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37

MEMEDI TE YLLI!

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

17/07/23 @ 23:19


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga