KAMPIONJA

BOROZANI/Lis Dorambari
Prishtina me rekord përfundon ciklin e parë
9 November, 2014 @21:43
Kampionja aktuale e Kosovës, Sigal Prishtina ka mposhtur thellë Kastriotin sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Ekipi i Sabit Hadzicit ka regjistruar pikët rekorde të stinorit ndaj një ekipi, duke i mposhtur me rezultat 121-76 ferizajasit.
Koshashënuesi më i mirë i Prishtinës sonte ka qenë amerikani Aaron McGhee, me 18 pikë të shënuara, derisa trajneri boshnjak i ekipi i ka dhënë rast çdo lojtari të bardhekaltërve që gjendej në bankë sonte.
Për më tepër, asnjë lojtar i Sigal Prishtinës nuk ka mbetur pa i shënuar pikë ferizajasve - duke regjistruar edhe një karakteristikë të rrallë në basketbollin kosovar.
Kastrioti ka qenë më i mirë se kampioni vetëm në çerekun e parë, kur e përmbyllën atë me epërsi dypikëshe, derisa prej se filloi çereku i dytë, fituesi nuk diskutohej më në ndeshje por vetëm rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Me këtë fitore, Sigal Prishtina ka përfunduar ciklin e parë të ndeshjeve në Superligë me të gjtha fitore, me bilanc 7-0, derisa Kastrioti e ka arritur krejt të kundërtën, të gjitha humbje, 0-7.
Statistikat individuale te Sigal Prishtina:
1 | Aaron McGhee | 18 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
2 | Edmond Azemi | 14 pikë | 10 kërcime | 7 asistime |
3 | Blerim Mazreku | 14 pikë | 11 kërcime | 1 asistim |
4 | Jordan Hulls | 13 pikë | 7 kërcime | 5 asistime |
5 | Fisnik Rugova | 13 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
6 | Edin Bavcic | 11 pikë | 10 kërcime | 1 asistim |
7 | Dardan Berisha | 11 pikë | 3 kërcime | 9 asistime |
8 | Leonard Mekaj | 11 pikë | 5 kërcime | 6 asistime |
9 | Muhamed Hasani | 5 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
10 | Mërgim Jakupi | 5 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
11 | Kujtim Sadiku | 5 pikë | 1 kërcim | |
12 | Rinor Pllana | 1 pikë |
Statistikat individuale te Kastrioti:
1 | Donald Lawes | 26 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
2 | Fisnik Juniku | 15 pikë | 1 kërcim | 6 asistime |
3 | Vincent Williams | 11 pikë | 3 kërcime | 5 asistime |
4 | Hysen Sadiku | 11 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
5 | Reuben Werber | 7 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
6 | Gent Shabani | 5 pikë | 3 kërcime | |
7 | Flakron Sahiti | 1 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |