NË KËRKIM

Dragomir Marojevic (Bashkimi) duke shutuar gjuajtjet e lira ndaj Sigal Prishtinës/ BOROZANI/ Lis Dorambari
Bashkimi ç‘regjistron dyshen nga Mali i Zi
10 November, 2014 @10:25
Cikli i parë i ndeshjeve të Superligës, pa Bashkimin me 3 humbje - dhe atë nga treshja kryesuese e kampionatit, Sigal Prishtina, Peja dhe Trepça. Borozani.com
Mirëpo, përkundër se arritën bilanc 4-3, drejtuesit e klubit nuk mbetën të kënaqur me paraqitjet e dyshes malaziase të ekipit, Boban Medenica dhe Dragomir Marojevic.
Kështu, portokallët kanë ç‘regjistruar dyshen e lojtarëve në fjalë nga ekipi, derisa janë vënë në kërkim të basketbollistëve të tjerë - që do të mund të përmbushin më mirë hapësirën e lënë bosh nga kombinimi Medenica-Marojevic.
Shiko këtu komplet ekipin e Bashkimit
Statistikat nuk impresionuan
Medenica ka pasur mesatare prej 13.8 minuta për ndeshje, me 6.2 pikë për ndeshje dhe 3 kërcime mesatarisht.
Marojevic në anën tjetër, që ka qenë shpëtimtar i Bashkimit në fitoren e sekondës së fundit ndaj Vëllaznimit, ka pasur mesatare prej 17.4 minutave për ndeshje, derisa ka shënuar 5.6 mesatarisht dhe 3.8 kërcime.
Bashkimi ka arritur t’i fitojë të gjithë kundërshtarët poshtë saj në tabelë të klasifikimit, mirëpo me shumë vështirësi ndaj Vëllaznimit e Besës.
Rezultatet pas ciklit të parë dhe tabela
Të huajt e mbijetuar pas shtatë xhirove te ekipi prizrenas janë dyshja amerikane Dixon Spencer dhe Tom Tankelewicz.