KAMPIONJA
Krizë te Penza
26 November, 2013 @21:51
Fituesja e kurorës së dyfishtë në basketbollin elit femëror të Kosovës, Penza, ka liruar të gjitha basketbollistet dhe ka vendosur të vazhdojë garat me kategoritë e reja.
Penza që mposhti Sigal Prishtinën në dy finale të basketbollit stinorin e kaluar arriti të mbledhë ajkën e basketbollisteve kosovare në fillim të stinorit, por tërheqja e sponsorit aktual ka bërë që të shpartallohet ekipi më i mirë i Kosovës në basketboll.