CEYHUN CABADAK
S’duam humbje si vendas
26 November, 2013 @20:18
Edhe trajneri i ri turk, Ceyhun Cabadak, ka qenë prezent sot në konferencën për shtyp të ekipit të tij, Sigal Prishtina, para derbit lokal ndaj Pejës në BIBL.
Ai është treguar i rezervuar para derbit lokal në rrafshin ndërkombëtar duke thënë se Peja ka pasur orar të vështirë.
“Sё pari, ёshtё fakt qё Peja nuk ka fituar asnjё ndeshje nё Ligёn Ballkanike, por dihet qё ata kishin njё orar mjaft tё vёshtirё tё ndeshjeve. Ata kanё luajtur dy lojё jashtё Kosovёs dhe lojёn e luajtur si vendas kundёr Levskit nuk kishin fat dhe humbёn nё fund. Sido qё tё jetё, rezultatet e tyre nuk janё diçka te të cilat ne jemi tё fokusuar. Kjo lojё zhvillohet nё shtёpinё tonё dhe qёllimi ynё ёshtё tё mos humbin asnjё lojё tё luajtur nё Prishtinё. Po ashtu, loja kundёr Pejёs ёshtё derbi dhe kёto lojё janё gjithmonё tё vёshtira tё parashikohen,” ka thënë Cabadak.
Ai nuk ka qenë i gatshëm të pranojë luftën e Sigal Prishtinës për të qenë lider i ligës ballkanike, por ka thënë si zakonisht se ata janë të koncentruar për sukses hap pas hapi.
“Ashtu siç kemi thёnё gjithmonё, qёllimi ynё ёshtё qё tё shkojmё hap pas hapi. Ne jemi duke u fokusuar vetёm pёr lojёn kundёr KB Peja, jo pёr renditjen tabelare. Tani ёshtё shumё heret tё bisedohet pёr tabelёn, Play-Offin dhe Final Four. Logjikisht, sa ma shumё fitojmё, aq mё shumё kemi gjasa qё tё arrijmё nё Play-Off dhe Final Four,” është treguar i përcaktuar turku.
E në pyetjen se a është avantazh largimi i Mirza Ahmedbasicit dhe Vedran Morovicit nga ekipi pejan për ata Cabadak është treguar gjysmë i befasuar.
“Unё e di qё Ahmedbasic ёshtё larguar, por ёshtё hera e parё qё po dëgjojë nga ju qё Vedran Morovic ёshtё larguar. Nёse largimi i Morovicit ёshtё zyrtar, mund tё them qё ai ёshtё nje lojtar mjaft i rёndёsishёm pёr Pejёn dhe nuk e di pse ёshtё larguar. Sido qё tё jetё, ajo nuk do tё thotё qё do tё jetё lehtё pёr ne,” ka përfunduar Cabadak bisedën para gazetarëve në zyret e klubit sot.
Sigal Prishtina dhe Peja ndeshen nesër në kuadër të Ligës Ballkanike dhe është derbi i parë kosovar që luhet ndërmjet dy klubeve tona në arenën ndërkombëtare.