EDMOND AZEMI
Beson në fitore!
26 November, 2013 @15:30
Njëri ndër basketbollistët që kanë mbajtur barrën kryesore të Sigal Prishtinës pas luftës, Edmond Azemi, në konferencën e sotme për shtyp nga Sigal Prishtina ka bërë të ditur se ekipin e tij e pret një ndeshje e vështirë, mirëpo në fund beson në fitore.
“Të gjitha ndeshjes kundër Pejës janë derbi dhe janë tepër të rëndësishme,” ka thënë fillimisht ai.
Ai nuk ka anashkuluar rëndësinë e ndeshjes ndaj Pejës, pa marrë parasysh se për cilën garë luhet.
“Të luajmë kundër Pejës në BIBL është sikurse të luajmë në Superligë apo në Kupë të Kosovës. Ndeshje përfundimisht e rëndësishme. Ne jemi të koncentruar dhe do t’i ndjekim instrukcionet nga trajeri ynë për të dhënë maksimumin në ndeshje. Besoj që do të fitojmë,” ka thënë Azemi.
Sa i përket ndeshjeve të shumta, ngarkimit, lidhur me zhvillimin e minimum dy ndeshjeve në javë Edoja ka pranuar se nuk është e lehtë një gjë e tillë.
“Normalisht që është më vështirë të luajmë dy lojë në javë, pasi që ato janë mjaft të vështira. Në Kosovë, katër ekipe luftojnë për vendin e parë, kurse në ligën ballkanike, nëntë. Aspak nuk është e lehtë,” ka thënë në fund aloja 33 vjeçare e Sigal Prishtinës.
Sigal Prishtina luan të mërkurën ndaj Pejës, derisa ka bilanc prej 3 fitoreve dhe një humbjeje. Peja në anën tjetër ende nuk ka shijuar fitoren në Balkan League, derisa ka humbur dy duele të deritashme nga Sigal Prishtina, një në Superkupë dhe një tjetër në Superligë.