KB TREPÇA

TOPSPORTI / ARKIV
Kroati që i shpalli kampionë, rikthehet te Trepça
10 December, 2019 @22:00
Pak “lëvizje” te KB Trepça!
Përmes një fotografie të postuar nga tifogrupi mitrovicas, Torcida, është bërë e ditur që skuadra e Trepçës ka rikthyer në radhët e saj trajnerin kroat, Neven Plantak.
Plantak është një emër i dashur për publikun mitrovicas, pasi ishte pikërisht ky trajner ai që në vitin 2012 e shpalli Trepçën kampione të Kosovës në basketboll, derisa përveç Trepçës, në Kosovë Plantak e ka drejtuar edhe Rahovecin në fillim të këtij sezoni.
Sa i përket vendeve tjera, Plantak gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe skuadra të tjera si Siroki, Slavonski Brod, Zara, Alkar e Vllaznia e Shkodrës.
Zyrtarizimi i trajnerit në fjalë nga klubi mitrovicas nuk ka ndodhur ende, mirëpo pritet që të ndodhë shumë shpejt.