Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI

Kryeziu: Jemi të komponuar, besojmë në fitore

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Kryeziu: Jemi të komponuar, besojmë në fitore


17 October, 2019 @12:37

Basketbollisti i Prizrenit, Edmond Kryeziu, i cili ka luajtur edhe për Bashkimin, në një bisedë ekskluzive me TopSporti.com, ka thënë se derbi lokal në mes të Bashkimit dhe Prizrenit do të jetë i vështirë.

Mendoj se ndeshja me skuadrën e Bashkimit do të jetë e vështirë, pasi që titullohet si derbi lokal, por vlen të ceket se ne si ekip jemi të përgatitur maksimalisht për ta synuar fitoren.”

Kryeziu më tej tha se shpreson në fitoren e skuadrës.

Jemi të komponuar si ekip, pasi që kemi pasur disa mungesa dhe shpresoi që në fund të dalim fitues nga kjo përballje.”- tha Edmondi për TopSportin.

TABELA AKTUALE

Prizreni ka kapur një seri prej 3 fitoreve radhazi dhe aktualisht gjendet në pozitën e dytë në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga