Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 2: JAZZ - GRIZZLIES

Kthehet Mitchell, vjen fitorja

Kthehet Mitchell, vjen fitorja


27 May, 2021 @12:05

Utah Jazz me kthimin e Donovan Mitchellit nga lëndimi, e mposhti Memphis Grizzlies me rezultat 141-129.

Jazz u mposht në ndeshjen e parë nga Grizzlies, derisa rikthimi i Mitchellit luajti rol të rëndësishëm në fitoren e Utah.

Donovan Mitchell ishte më i dalluari me 25 pikë, kurse u ndihmua edhe nga Rudy Gobert me 21 pikë e 13 kërcime dhe Mike Conley me 20 pikë e 15 asistime.

Te Grizzlies Ja Morant shkëlqeu me 47 pikë e 7 asistime, por performanca e tij nuk mjaftoi për fitore.

Më këtë fitore të Utah Jazz, barazohet seria në 1-1, derisa ndeshja e tretë luhet më 30 maj nga ora 3:30.


 
Të gjitha lajmet nga NBA