VAJZA E SUPERKUPAVE
Ku është ajo, aty janë Superkupat
26 October, 2020 @19:32
Basketbollistja e Bashkimit të Prizrenit, Saranda Daci, ka fituar me ekipin e saj Superkupën e Kosovës edhe këtë vit.
Daci, që ka qenë njëra ndër basketbollistet më të mira të skuadrës portokallezi dhe u zgjodh në pesëshen më të mirë të finales.
Por, ajo më interesantja është se ku është ajo - Superkupa është aty sigurisht.
Basketbollistja 190 centimetra e gjatë së fundi ka fituar Superkupën me Bashkimin këtë vit, 2020.
E njëjta ka ndodhur edhe në vitin e kaluar, kur e fitoi Superkupën me Bashkimin, 2019.
Por, po e njëjta ka ndodhur edhe më parë, kur ajo ishte anëtare e Prishtinës. Ajo ka qenë e Prishtinës dhe ka fituar Superkupën me atë skuadër.
3 Superkupa në 3 vitet e fundit! Ku është Saranda aty janë Superkupat.