Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA SHQIPTARE

Kupa e përbashkët shqiptare, prill 2020!

TOPSPORTI / ARKIV

Kupa e përbashkët shqiptare, prill 2020!


16 January, 2020 @12:18

Përveç idesë për një themelim të Kupës Shqiptare në futboll, tashmë kemi edhe idenë (pranë realizimit) për një Kupë Shqiptare në basketboll.

Përmes një komunikimi të drejtpërdrejt me FBK-në, TopSporti ka mësuar se Kupa Shqiptare në basketboll do të organizohet në formë të turneut mes datave 14 dhe 16 prill 2020.

Turneu do të mbahet në Prishtinë, ndërkohë që aty do të marrin pjesë skuadrat më të mira të basketbollit në Kosovë dhe në Shqipëri (bazuar në renditet tabelare).

Ende nuk është vendosur se turneu a do të përbëhet nga 8 ekipe (4 prej secilit shtet), apo 4 ekipe (2 prej secilit shtet), mirëpo për këtë dhe për detaje të tjera pritet të vendoset në javët e ardhshme.


 
Të gjitha lajmet nga