KUQO
Kuqo pranë Karsiyakas
22 July, 2014 @15:00
Ermal Kuqo ende nuk e ka të sigurtë se për cilën skuadër do të luajë në stinorin e ri.
Qendra shqiptare i cili së fundi luajti për skuadrën lidere të pjesës së rregullt të kampionatit turk, Banvit, është afër transferimit te skuadra Pinar Karsiyaka.
Kjo e fundit po kërkon një zëvendësues për qendrën e larguar, Esteban Batista, i cili u transferua në Panathinaikos, ndërsa transferimi i Kuqos mund të jetë një opcion i mirë duke pasur parasysh që llogaritet si lojtar vendor.
Kuqo në stinorin e fundit me Banvitin ka luajtur në 32 ndeshje në Superligën e Turqisë, me mesatare prej 6.4 pikëve dhe 3 kërcime për ndeshje. Basketbollisti 34 vjeçar më parë ka luajtur edhe për skuadra si Anadolu Efes, Galatasaray, Valencia etj.