Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MOLOS SERQA

Kur gjetëm ritmin, nuk kishim problem

Foto: KBPeja/ Korniza

Kur gjetëm ritmin, nuk kishim problem


28 April, 2022 @1:07

Ndihmëstrajneri i Pejës, Molos Serqa, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes ka thënë se Bashkimi i vuri fillimisht në vështirësi, por pasi që ata gjetën ritmin - atëherë nuk kishte problem për të arritur deri te fitorja.

“Nuk e nisëm mirë, se Bashkimi na kishte analizuar mirë. Mirëpo, pasi që gjetëm ritmin tonë ne nuk kishim problem, ndërsa telashet e tyre me faula na lehtësuan edhe më shumë lojën,” ka thënë ndër të tjera Serqa.

Ai në fund ka thënë se do të jetë vështirë në Sezai Surroi në ndeshjen e dytë të serisë, por ekipi i tij shkon për fitore aty.

Peja ka fituar ndeshjen e parë të serisë çerekfinale ndaj Bashkimit të mërkurën mbrëma. Me një fitore potenciale të shtunën do të kualifikohet në gjysmëfinale të PlayOffit, në të kundërtën seria bartet në Karagaç, për ndeshjen vendimtare, të tretë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga