Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CRYSTAL PALACE 2-2 SOUTHAMPTON

Kur shënon Armando Broja, Southampton s’mposhtet

Kur shënon Armando Broja, Southampton s’mposhtet


15 December, 2021 @22:44

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, ka shënuar golin e katërt të stinorit në Premier Ligë sonte, ndërsa ekipi i tij ka barazuar ndaj Crystal Palace 2-2 Southampton [Zaha 2, Ayew 65 - WardProwse 32, Broja 36].

Ai ka shënuar golin e epërsisë së skuadrës së tij, posa u kthye nga lëndimi, por kjo nuk ka mjaftuar për të shënuar fitore - gjithsesi, ekipi i tij nuk është mposhtur, si zakonisht kur shënon ai.

Londinezi me origjinë nga Tropoja luajti 70-minuta në këtë përballje, për tu zëvendësuar nga Shane Long.

Southampton është i 15 në renditje, me 17 pikë, një më shumë sesa Leeds dhe 4 më shumë sesa Watford, që është i fundit në zonën e shpëtimit.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga