Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Kush do jetë lojtari i muajit mars?

Foto:Google

Kush do jetë lojtari i muajit mars?


27 March, 2021 @12:51

Si në çdo ligë, edhe në Premier Ligë zgjedhet çdo muaj lojtari më i mirë.

Këtë herë në garë janë Andreas Christensen (Chelsea), Kelechi Ịheanachọ (Leicester City), Harry Kane (Tottenham), Jesse Lingard (West Ham United), Riyad Mahrez (Manchester City), Illan Meslier (Leeds United), Luke Shaw (Manchester United), Leandro Trossard (Brighton & Hove Albion).

Andreas Christensen - qendërmbrojtësi ka treguar mjaft cilësi dhe falë përkushtimit të tij ekipi i Chelsea nuk kanë pësuar gol këtë muaj. Këtu përfshihen edhe fitoret e rëndësishme ndaj Liverpool dhe Everton.

Kelechi Ịheanachọ-  sulmuesi nigerian ka shkëlqyer me Leicester. Ai ka shënuar hat-trick në këtë muaj përfshirë edhe dy gola të tjerë.

Kane është përherë aty për Tottenhamin ashtu siç ishte edhe këtë muaj.

Lingard është i huazuar nga Man United në West Ham United, ku ai ka shënuar kundër Leeds United dhe gjithashtu shënoi e asistoi kundër Arsenalit.

Mahrez, algjeriani i Manchester City shënoi për të ndihmuar në  fitore të vonë ndaj Wolverhampton Wanderers në Etihad Stadium. Ai gjithashtu shënoi dy herë në fitoren 5-2 kundër Southampton.

Meslier i Leeds bëri më shumë pritje se çdo portier tjetër në mars, me tetë nga 16 ndërhyrjet e tij në një barazim të vështirë 0-0 kundër Chelsea. Ai gjithashtu bëri paraqitje të mirë në fitoren ndaj Fulham.

Luke Shaw luajti një rol kyç për Manchester United në dy fitoret që arritën këtë muaj dhe gjithashtu shënoi vetëm golin e tij të dytë PL në fitoren 2-0 në derbin kundër Manchester City.

Trossard ishte i rëndësishëm për Brighton & Hove Albion dhe e ndihmoi ekipin në fitoren kundër Southampton. Ai gjithashtu shënoi gol dhe asistoi ndaj Newcastle United .

Fituesi i lojtarit të muajit zgjedhet javën e ardhshme

Votat nga publiku do të kombinohen me ato të 20 kapitenëve të klubeve dhe të një paneli ekspertësh të futbollit për të vendosur fituesin.


 
Të gjitha lajmet nga