Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA - SUEDIA

Suedia mbetet pa një lojtar të rëndësishëm përballë Kosovës

Suedia mbetet pa një lojtar të rëndësishëm përballë Kosovës


26 March, 2021 @17:03

Fitorja në ndeshjen hapëse të kualifikimeve ndaj Gjeorgjisë, nuk ka kaluar edhe pa pasoja për Suedinë.

Kundërshtarja e Kosovës në ndeshjen e së dielës nuk do të mund të llogaris në mesfushorin e saj me përvojë, Albin Ekdal.

Ekdal ishte inkuadruar në minutën 68’ në ndeshjen e djeshme kundër Gjeorgjisë dhe vetëm 5 minuta më vonë u detyrua ta lirojë fushën për shkak të një lëndimi.

Futbollisti që luan për Sampdorian në Serie A, sot është larguar nga kampi i përfaqësueses për të vazhduar trajtimin mjekësor në Itali pranë ekipit të tij.

Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë luhet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:45.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror