Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 1: LAKERS - NUGGETS

Lakers fillon me fitore të lehtë finalen

Lakers fillon me fitore të lehtë finalen


19 September, 2020 @10:08

Los Angeles Lakers e mposhti Denver Nuggetsin me lehtësi me rezultat 126-114 në serinë finale të Konferencës Perëndimore dhe kaloi 1-0 në epërsi.

Lojtarët e Lakersave ishin më të fokusuar në këtë ndeshje dhe dominuan në shumicën e kohës.

Anthony Davis shkëlqeu me 37 pikë e 10 kërcime, derisa partneri i tij LeBron James luajti me 15 pikë, 12 asistime dhe 6 kërcime.

Te Denveri dyshja Jamal Murray dhe Nikola Jokic luajtën me nga 21 pikë secili, por nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshja e dytë e serisë do të luhet më 21 shtator.


 
Të gjitha lajmet nga NBA