LAKERS - CELTICS
Lakers fiton derbin ndaj Bostonit
24 February, 2020 @10:07
Në derbin e dy skuadrave më të trofeshme në NBA, fitues doli Los Angeles Lakers, duke e mposhtur Boston Celticsin me rezultat 114-112.
Bostoni e kishte edhe një sulm në fund për ta fituar ndeshjen me Jayson Tatum, por ai bëri gabim në sulm dhe kështu përfundoi ndeshja në të mirë të Lakersave.
Anthony Davis ishte më i miri me 32 pikë e 13 kërcime, derisa shkëlqeu edhe LeBron James me 29 pikë, 9 asistime e 8 kërcime.
Te Bostoni nuk mjaftoi peformanca fenomenale e Jayson Tatumit prej 41 pikëve e 5 kërcimeve.
Los Angeles Lakers e regjistroi fitoren e pestë rresht dhe të 43-tën në total krahas 12 humbjeve që i ka, derisa Bostoni ka bilanc prej 39 fitoreve e 17 humbjeve.