Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAKERS - HAWKS

Lakers kalon edhe Atlantën

Lakers kalon edhe Atlantën


18 November, 2019 @10:08

Los Angeles Lakers, duke e mposhtur Atlanta Hawksin me rezultat 122-101, e regjistroi fitoren e 11 të stinorit.

Me përforcime të bëra gjatë verës, skuadra e Lakersit u shndërrua në njërin ndër kandidatët kryesor për ta fituar titullin, e këtë po e dëshmojnë edhe me rezultate.

Lakers nën dirigjimin e LeBron Jamesit, gjatë tërë ndeshjes asnjëherë nuk e lëshuan epërsinë ndaj Hawksit.

Super ylli James përsëri shkëlqeu në parket. Ai luajti me 33 pikë, 12 asistime e 7 kërcime, derisa përveç tij edhe 6 lojtarë të tjerë te Lakers luajtën me pikë dyshifrore.

Te Atlanta më i miri ishte Trae Young me 31 pikë e 7 asistime.

Lakers aktualisht është skuadra me më së shumti fitore me 11 në total, derisa pësuan vetëm dy herë dhe gjenden në krye të Konferencës Perëndimore.

 


 
Të gjitha lajmet nga NBA