Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 4: NUGGETS - LAKERS

Lakers pranë finales së madhe

Lakers pranë finales së madhe


25 September, 2020 @9:10

Los Angeles Lakers me fitoren ndaj Denverit me rezultat 108-114, i është afruar finales së madhe në NBA.

Lojtarët e Lakersave gjatë gjithë kohës e kontrolluan ndeshjen. Edhe pse Denveri herë pas here është afruar me rezultat, ata nuk arritën të bëjnë më tepër për fitore.

Koshashënuesi më i mirë te Lakers ishte Anthony Davis me 34 pikë, derisa u dallua edhe super ylli LeBron James me 26 pikë, 9 kërcime e 8 asistime.

Te Denveri shkëlqeu Jamal Murray me 32 pikë e 8 asistime, por s’mjaftoi për fitore.

Rezultati në këtë seri është 3-1 në të mirë të Lakersave dhe atyre i duhet vetëm një fitore për t’u kualifikuar në finalen e madhe. Ndeshja e pestë e serisë do të luhet më 27 shtator.


 
Të gjitha lajmet nga NBA