NYK-LAL

nba.com
Lakers shurdhohet nga MELOdia
2 February, 2015 @10:11
Skuadra e Los Angeles Lakersit, gjatë tërë ndeshjes kundër New York Knicksit, nuk arriti ta ndalë Carmelo Anthonyn, i cili pothuajse e mposhti vet kundërsharin.
New Yorku e mposhti Lakersin me rezultat 92-80, derisa Carmelo Anthony ishte i pakapshëm me 31 pikë, 8 kërcime e 2 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Langston Galloway me 13 sosh, ku vetëm këta të dytë, arritën të shënojnë pikë dyshifrore.
Ndërsa në anën tjetër, njëra ndër skuadrat më të trofeshme në NBA, Lakers, po dobësohet ditë më ditë. Kjo ishte humbja e 35-të e stinorit për Lakersin, që ka 13 fitore dhe është shumë larg për t’u inkuadruar në Play Off, së bashku me New York Knicksin.