Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 4: ROCKETS - LAKERS

LeBron e Davis shkëlqejnë për 3-1

FOTO / NBA

LeBron e Davis shkëlqejnë për 3-1


11 September, 2020 @9:30

Me dominim total, Los Angles Lakers e mposhti Houston Rocketsin me rezultat 100-110.

Lakers nga minuta e parë e deri në fund nuk e lëshoi epërsinë në asnjë moment dhe e regjistroi fitoren e radhës.

Anthony Davis luajti me double-double prej 29 pikëve e 12 kërcimeve, derisa LeBron Jamesi ishte afër shifrave magjike triple-double prej 16 pikëve, 15 kërcimeve e 9 asistimeve.

Te Houstoni u dalluan Russell Westbrook me 25 pikë dhe James Harden me 21 pikë e 10 asistime.

Lakers me këtë fitore kaloi 3-1 epërsi në seri dhe i nevojitet vetëm një fitore për t’u kualifikuar në finale të Konferencës Perëndimore.

Ndeshja e pestë e serisë do të luhet më 13 shtator.


 
Të gjitha lajmet nga NBA