MEDIA
LeBron James 100% për vazhdim të stinorit
22 May, 2020 @1:13
Superylli i Los Angeles Lakersave, LeBron James, është shprehur të jetë 100% PËR vazhdimin e stinorit në NBA, natyrisht duke marrë parasysh masat për mbrojtje nga pandemia coronavirus.
NBA u pezullua më 11 mars ndërsa dy persona të Lakers dolën pozitiv në coronavirus.
“Definitivisht stinori duhet të vazhdojë. Jo vetëm unë dhe bashkëlojtarët e mi, por edhe shumë lojtarë nga ekipet tjera që i njoh nga afër e dëshirojnë këtë, ne dëshirojmë të luajmë,” citohet të ketë thënë James nga nba.com.
NBA është duke u përgatitur për të rifilluar stinorin, ndërsa liga ka numëruar mbi 10 ekipe që kanë nisur stërvitjet sipas protokollit mjekësor.
“E dini si, dëshiroj t’i kthehem lojës. E dua basketbollin. E dini sa inspirues është sporti në përgjithësi. Sa më shpejtë të kthehemi në parket për t’ia kthyer dashurinë adhuruesve të basketbollit,” ka thënë tutje James.
Lakers aktualisht është në krye të Konferencës Perëndimore të NBA-së me bilans 49-14. Ekipi nuk ka arritur PlayOffin që prej vitit 2013! E këtë stinor, e kanë siguruar atë.