HISTORIKE
LeBroni e kaloi Duncanin
6 March, 2016 @10:59
Super ylli, LeBron James, po vazhdon të shkruaj histori në NBA.
James, i cili dje luajti kundër Bostonit me 28 pikë, e kaloi Tim Duncanin, në listën e koshashënuesve më të mirë në histori të NBA-së, për t’u vendosur në pozitën e 14.
LeBroni, në total i ka 26,378 pikë të shënuara për momentin, derisa përpara tij është John Havlicek me 26,395 pikë dhe shpejt pritet që James ta kalojë edhe këtë shkallë.
Lista e koshashënuesve më të mirë në histori të NBA-së
1 | Kareem Abdul-Jabbar | 38,387 pikë | ||
2 | Karl Malone | 36,928 pikë | ||
3 | Kobe Bryant | 33,323 pikë | ||
4 | Michael Jordan | 32,292 pikë | ||
5 | Wilt Chamberlain | 31,419 pikë | ||
6 | Dirk Nowitzki | 29,106 pikë | ||
7 | Shaquille O'Neal | 28,596 pikë | ||
8 | Moses Malone | 27,409 pikë | ||
9 | Elvin Hayes | 27,313 pikë | ||
10 | Hakeem Olajuwon | 26,946 pikë | ||
11 | Oscar Robertson | 26,710 | ||
12 | Dominique Wilkins | 26,668 pikë | ||
13 | John Havlicek | 26,395 pikë | ||
14 | LeBron James | 26,378 pikë | ||
15 | Tim Duncan | 26,366 pikë |