Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI G | FIBA EUROPE CUP

Leiden fiton në tavolinë duelin ndaj Hapoel Galil Elionit

Foto: FIBA

Leiden fiton në tavolinë duelin ndaj Hapoel Galil Elionit


31 October, 2023 @10:47

Rivalët e grupit të Trepçës, ZZ Leiden, ka regjistruar zyrtarisht fitore në tavolinë ndaj ekipit izraelit Hapoel Galil Elion në kudër të Grupit G. Njoftimin e ka dhënë vetë skuadra holandeze, ndërsa ka bërë të ditur se pas vendimit të FIBAs që duelet e ekipeve izraelite të luhen në Qipro, Hapoel GE nuk ka mbushur kushtet e përcaktuara nga autoritet qipriote dhe ka humbur ndeshjen.

“Fitorja i është dhënë Zorg dhe Zekerheid Leidenit, pasi që Hapoel Galil Elion nuk ka përmbushur kushtet e autoriteteve qipriote. Mënyra se si do ta vazhdojë Hapoel Galil Elion garën në FIBA Europe Cup, do të qartësohet në ditët në vazhdim. Për ZZ Leiden, kjo do të thotë së paku fitorja e tretë me radhë në këtë grup,” ka shkruar njoftimi i ZZ Leiden.

FIBA

Me këtë, ZZ Leiden ka shënuar fitoren e tretë nga tre ndeshjet e para të grupit dhe tashmë ka bilanc 3-0. Trepça nuk ka luajtur ndeshjen e parë të grupit ndaj Hapoel Galil Elion, ndërsa shpejt pritet të mirret vendimi se a do të luhet ndeshja në Qipro, apo ekipi mitrovicas do të merr fitoren e parë - në tavolinë. Kjo, pasi që FIBA ka marrë vendim në bashkëpunim me Federatat përkatëse që ndeshjet e ekipeve izraelite, si vendas të luhen në Qipro, sipas rregullave të autoriteteve të atjeshme.

TABELA AKTUALE E GRUPIT G:

1. Leiden 3-0
2. Gravelines Dunkerque 0-1
3. Trepça 0-1
4. Hapoel Galil Elion 0-1.

Duelet e xhiros III: Hapoel Galil Elion 0-20 Leiden; Gravelines Dunkerque (1 nëntor) Trepça.

ZZ Leiden, news


 
Të gjitha lajmet nga International