Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIVALI I MITROVICASVE,

Te grupi i Trepçës, Leiden fiton ndeshjen e parë

Foto: Marja van Tilburg/ ZZLeiden/ fb

Te grupi i Trepçës, Leiden fiton ndeshjen e parë


19 October, 2023 @15:18

Trepça ishte e detyruar të pushojë në xhiron e parë të FIBA Europe Cup, pasi që ekipi kundërshtar i saj Hapoel Galil Elion dhe të gjitha ekipet tjera nga Izraeli në secilin sport, nuk morrën pjesë në garat evropiane të ndryshme, për shkak të situatës atje.

Kështu, edhe Trepçës ndeshja me Hapoel Galil Elionin iu shtye për një datë të pacaktuar ende, ndërsa rivalët e tyre të grupit, Leiden dhe Gravelines Dunkerque zhvilluan duelin e parë të Grupit G mbrëmë, ku holandezët duke shfrytëzuar avantazhin e terrenit vendas, fituan duelin me 8 pikë dallim, 77-69.

Luuk van Bree ishte më i dalluari në fitoren e Leidenit, duke shënuar 22 pikë, ndërsa te ekipi francez u dallua Loren Jackson me 27 të shënuara. Në përballjen e radhës, Trepça pret Leidenin më 25 tetor në ndeshjen që nis prej orës 19:00.


 
Të gjitha lajmet nga International