EDHE LEVSKI 2014 MBETET JASHTË BIBL 2022/23

Pamje nga arkivi
Levski 2014 humb dy ndeshjet me 20-0 dhe përjashtohet nga gara!
22 March, 2023 @15:04
Tri ekipe janë përjashtuar nga BIBL këtë stinor. Pas njoftimit për Budivelnykun dhe për Bashkimin, BIBL ka bërë të ditur se për shkak të mosudhëtimit të Levskit 2014 në Kosovë për ndeshjet ndaj Pejës dhe Bashkimit, të dyja ndeshjet do të regjistrohen me 20-0 në të mirë të ekipeve kundërshtare, ndërsa humbësit nuk do t’i takojë as pika e humbësit.
Gjithashtu, për shkak të humbjes së dy ndeshjeve me rezultat zyrtar, Levski 2014 përjashtohet nga gara e sivjetme e BIBL, ka bërë të ditur njoftimi.