LIPJANI
Lipjani tash edhe më i fortë
13 January, 2020 @12:55
Skuadra e Lipjanit dje e mposhti Bashkimin në Prizren dhe e regjistroi fitoren e parë të sezonit.
Lipjani luajti me dy të huaj, Tamas Bruce dhe Warren Winson, derisa i huaji i tretë Joshua Boutte nuk luajti për shkak të dokumentacionit të pakompletuar ende.
Nga faqja zyrtare e klubit, u lajmërua që Joshua mund të paraqitet që në ndeshjen e radhës kundër Yllit.
Lipjani me 1 fitore e 16 humbje gjendet në fund të tabelës në Superligë.