RIKTHEHET NGA AFRIKA

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Ljuca kthehet në Mal të Zi
21 January, 2016 @10:07
Ersid Ljuca, ish basketbollist i Sigal Prishtinës dhe Pejës, pas aventurës në Tunis me ekipin e ES Salehut i është kthyer Malit të Zi.
Ai ka arritur marrëveshje me ekipin Strsljen, ekip ky që luan në elitën e vendit fqinj.
Qendra Ljuca 35 vjeç është i lindur në Mal të Zi ndërsa ka edhe pasaportë të Kosovës dhe përkundër moshës mund të jetë në planet e ish trajnerit të tij Arben Krasniqi, për reprezentacionin e Kosovës në kualifikime për Eurobasket 2017.