Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY-OFF FIGHT

Llogaritë e TOP 6 të BIBL, kush, si kualifikohet?

BOROZANI/Erdis Driza

Llogaritë e TOP 6 të BIBL, kush, si kualifikohet?


21 March, 2014 @14:17

Sigal Prishtina dhe Peja do t’i dalin në mejdan ekipeve bullgare të ligës ballkanike për të arritur qëllimet e tyre në kuadër të kësaj gare në vitin e debutimit të tyre. 

Prishtina shpreson në ritmin e fitoreve

Sigal Prishtina ka siguruar Play-Offin, pra TOP 6-shin, mirëpo, djelmoshat e Marin Dokuzovskit, që ende nuk ka shijuar humbje me ekipin e tij, janë duke e shikuar mundësinë që të zënë pozitën e dytë, ashtu që të ecin drejtpërdrejtë në gjysmëfinale të kësaj gare - në të kundërtën do të përfundojnë në vendin e tretë, dhe do të duhet të kalojnë çerekfinalet për të arritur në Final Four. 

Peja në anën tjetër e ka punën shumë më të vështirë. Ekipi i Slobodan Savovic do të duhet që të shënojë fitore në duelin e madh ndaj Balkan Botevgradit, që tashmë është kualifikuar. Peja do të ndeshet me Balkanin si mysafir, derisa është përforcuar me amerikanin Carl Jones së fundi. 

Galil, sigurt në TOP 2

 

Kampioni dhe lideri i kësaj lige, Galil Gilboa, do të luaj ndeshjen e fundit me Kozuvin, ekipin e eliminuar nga gara dhe në rast fitoreje nuk do të rrezikojë fare pozitën e parë, ndërsa nëse humb Galil dhe fiton Levski, ata do të mund të përfundojnë më së keqi në pozitën e dytë. 

Kështu, shikuar në përgjithësi, Galil Gilboa, Sigal Prishtina, Levski Sofia, Balkan Botevgrad dhe Teodo e Tivatit kanë siguruar pjesëmarrjen e mëtutjeshme, derisa bileta e mbetur do të përcaktohet në ndeshjen Balkan-Peja

Peja, fatin te duart e veta

 

Nëse Peja fiton, shkon. Nëse mposhtet, në vend të Pejës shkon Kumanova në TOP 6. 

Sigal Prishtina duhet të mposht Levskin që të përfundojë në vend të dytë për të pritur Final Fourin, përndryshe me humbje duhet të luaj çerekfinalet. 

E më interesantja do të jetë se Peja duhet të mposht Balkanin javën që vjen si mysafir, për të luajtur me gjasë ndaj Balkanit në çerekfinale! 

Kumanova lutet të humb Peja

 

Teodo e kualifikuar dhe Kumanova që shpreson në humbje të Pejës për tu kualifikuar vetë, kanë përfunduar garat dhe presin rezultatet e tre ndeshjeve të mbetura për të parë pozitën se ku do të përfundojnë në tabelë. 



BALKAN LEAGUE, Ndeshjet e mbetura:

Sigal Prishtina - Levski
Balkan Botevgrad - Peja
Galil Gilboa - Kozuv

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League