PAS TAKIMEVE TË PARA
Loci, Shima e Biraj - dënohen me të holla
13 May, 2014 @21:15
Pas regjistrimit të ndeshjeve të para gjysmëfinale të Play-Offit ndërmjet Pejës dhe Bashkimit si dhe Sigal Prishtinës dhe Trepçës, Komesari i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Bajrush Ademi, ka shpërndarë edhe dënimet sipas Propozicioneve të Garave, ka njofutar sot FBK në Informatorin e 30-të të saj të këtij stinori.
Kështu, derisa Sigal Prishtina - Trepça ka kaluar pa asnjë dënim, disa akterë nga ndeshja e zhvilluar në Karagaç janë dënuar në të holla.
Trajneri i Pejës, Bujar Loci, ka kaluar më së keqi duke u dënuar me 300€, ku 150€ për shkak të sjelljeve josportive dhe po aq për shkak të gabimit teknik pas hedhjes së një shisheje nga banka pejane.
Sa i përket basketbollistëve, aty janë dënuar Gerti Shima i Pejës dhe Qëndrim Biraj i Bashkimit me nga 100€ çdonjëri. I pari për shkak të sjelljes josportive ndaj kundërshtarit, derisa tjetri pas përjashtimit nga loja nga ana e gjyqtarëve.
Derisa dënimet duhet të pagohen para nisjes së ndeshjeve të dyta në Prizren dhe Vushtrri, Peja dhe Sigal Prishtina kërkojnë edhe nga një fitore për tu plasuar në finale.