2-2
Durant nuk mjaftoi
12 May, 2014 @11:16
Oklahoma City Thunder, pothuajse ia dhuroi ndeshjen Clippersit me dorë të saj. Ata gjatë tërë ndeshjes ishin në epërsi, por në minutat e fundit nuk ishin të koncentruar siç duhet dhe e humbën ndeshjen me rezultat 101-99.
Clippers, erdhi prej 22 pikë disavantazhi, në një fitore tepër të rëndësishme, ndërsa rolin kryesor në fitoren e tyre, luajtën, Blake Griffin me 25 dhe Chris Paul me 23 pikë.
Kurse në anën tjetër, shkëlqimi i Kevin Durantit, mbeti nën hije. MVP i stinorit, luajti me 40 pikë e 7 kërcime, por nuk mjaftuan për triumfin e radhës të Oklahomës.
Trajneri i Thunderit, Scott Brooks, pas ndeshjes tregoi arsyen e humbjes:
“Unë mendojë se faktori kryesor në humbjen tonë ishte Blake Griffin”.
Ndeshja e radhës do të luhet në Oklahoma, më 13 maj.
Video
Rikthimi i Clippersit