NETS
Brooklyn nuk dorëzohet
11 May, 2014 @11:21
Skuadra e trajnerit Jason Kidd, arriti një fitore tepër të rëndësishme ndaj kampionit aktual Miami Heat.
Pjesa e parë e ndeshjes, kaloi barabartë, ku gjërat u ndryshuan në pjesën e dytë, në të cilën, lojtarët e Brooklyn Netsit, shënuan nga vija e treshit, sikurse të binte shi.
Këto shënime ndikuan shumë, ku edhe ia sollën fitoren e parë të Netsit, me rezultat 104-90. Më i miri tek skuadra e New Yorkut, ishte Joe Johnson me 19 pikë, 6 asistime e 3 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Andray Blatche me 15 pikë e 10 kërcime.
Ndërsa në anën tjetër, LeBron James shkëlqeu me 28 pikë, 8 kërcime e 5 asistime, por fitorja i takoi Netsit.
Joe Johnson, pas ndeshjes tregoi suksesin e fitores: “Kur banka jonë rezerve është duke luajtur mirë, e tërë skuadra po luajmë më mirë”
Ndeshja e radhës do të luhet përsëri në New York me 12 maj.
Video
Brooklyn-Miami