PLAY OFF
Rivalët e vjetër përballen mes veti
11 May, 2014 @12:02
Ndeshja e çiftit të dytë gjysmëfinal të Play Offit, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, do të luhet sot.
Faza e Play Offit të Superligës filloi dje, ku kampionja aktuale, Peja, arriti fitore me vështirësi ndaj Bashkimit, të cilin e mposhti me rezultat 104-99.
Këtë rivalitet të denjë të Bashkimit ndaj Pejës, sot do të mundohet ta bëj edhe Trepça ndaj Sigal Prishtinës.
Prishtina është dukshëm më e favorizuar në këtë ndeshje për shkak të fondit shumë më të pasur të lojtarëve, ndërsa fitorja do të ishte shumë e mirëseardhur për t’i dhënë përgjigjen më të mirë spekulimeve të ndryshme të mediave lidhur me problemet brenda në klub.
Në dy ndeshjet e fundit të zhvilluar gjatë stinorit pranveror ndërmjet veti, Prishtina ka shënuar fitore me rezultat shumë të thellë, 102-58 dhe 82-107.
Ndeshja e cila do të filloj nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, do të drejtohet nga treshja e gjyqtarëve Xhelal Mumini, Daut Mehmeti dhe Atdhe Goçaj.
Skema e Play Offit, rezultatet e deritashme dhe tabela përfundimtare.