Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRAGAN RADULOVIC

Loja individuale në pjesë të dytë, na ndëshkoi

Foto: KBBashkimi/ F. Tokaj

Loja individuale në pjesë të dytë, na ndëshkoi


28 April, 2022 @1:03

Trajneri i Bashkimit, Dragan Radulovic, pas humjbes nga Peja në ndeshjen e parë të PlayOffit ka thënë se ekipi i tij në pjesë të dytë luajti lojë individuale dhe nuk e ka të qartë se çka dëshironin të tregonin lojtarët.

Ai ka shtuar se rezultati nuk pasqyron ndeshjen realisht, pasi që ekipi i tij në pjesë të parë ka qenë dukshëm më i mirë, e në fund ka thënë se beson që ekipi i tij mund të fitojë në ndeshjen e dytë të serisë për ta çuar atë në ndeshjen vendimtare, të tretë.

“Nëse luajmë si në pjesë të parë, mund të fitojmë secilin ekip. Nëse luajmë si në pjesë të dytë, mund të humbim nga çdo ekip,” ka thënë në fund Radulovic gjatë deklaratës së tij pas ndeshjes.

Seria çerekfinale e PlayOffit luhet deri në 2 fitore. Peja si vendas në ndeshjen e parë ka bërë serinë 1-0 dhe tash ndeshja e radhës luhet në Prizren të shtunën. Nëse fiton Bashkimi, seria barazohet dhe ekipet lojën vendimtare e luajnë në Pejë. Nëse fiton Peja në Prizren, atëherë verdhezinjtë shkojnë në gjysmëfinale me 2-0.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga